Monumentet

Nudot

Portretet

Te ndryshme





Kristaq Rama mbeti monument
Kristaqi iku pėr tė mbetur i pavdekshėm. Ai shkoi shumė herėt, por do tė rrojė gjatė. Ai ka mbetur nė gur, nė bronx, nė themele tė palėkundura. Kristaq Rama do tė mbetet si njė ndėr skulptorėt mė tė shquar monumentalistė. Ai nė fakt vetė ishte monument.

Atė ditė, pranė tij kokėulur, pashė buzėqeshjen qė i kishte ngrirė. Kristaqi shkoi duke sfiduar ligėsinė. Ai u kėput aty ku lindi heronjtė e tij madhėshtorė. Kristaqi ra mes Shotės, Azemit, Avniut, Sulejman Vokshit, Aleksandėr Mojsiut>, Mujo Ulqinakut, Ndrec Ndue Gjokės, Kristoforidhit, Batos. Kristaqi u kėput e ra nė prehėrin e hyjneshave tė krijuara nga dora e tij e madhe, qė kur ta zgjaste e kuptoje se sa i vogėl je.

Te Kristaqi jemi tė gjithė nga pak, mė shumė i takon Netės. Shpesh herė i drejtohesha si njė amazone qė mban gjashtė metra burra (kisha parasysh Kristaqin me dy djemtė e tij). Kristaqin e kanė babė Edi dhe Olsi, nuset, nipėrit dhe mbesat qė janė dhe do tė vijnė, atė e kanė gjakun e tyre. Por Kristaqin e kemi tė gjithė ne shokėt dhe miqtė e tij tė afėrt tė punės, krijimtarisė, tė jetės me gėzime, halle dhe derte, tė hidhėrimeve tė stisura qė i madhi Kristaq I kapėrcente me punė, nė studion e tij. Por mbi tė gjithė Kristaqin e ka populli e ka kombi me veri Kosovėn dhe jug Ēamerinė, me shpirt nė Preshevė, Tetovė, Gostivar, Kėrēovė etj, kudo ku ka shqiptarė. Shote Galicėn nė Kukės e vendosi me shikim nga Kosova e robėruar. "Kushtrimtarin" e varrezave tė dėshmorėve nė Bajram Curri e ngriti madhėshtor duke piskatur pėr liri, nė Mat gjendet Baba Faja Martaneshi, nė Mirditė ngriti Ndrecėn, nė Durrės Mujon, nė Korēė bijtė e saj, nė Vlorė Avniun, nė Elbasan si bashkėautor Kristoforidhin. Vepra pa mbarim nė Muzeun Historik Kombėtar, nė Muzeun e Skėnderbeut nė Krujė, nė sheshe dhe mjedise nė tė katėr anėt e atdheut. Por "Nėnė Shqipėri" nė Tiranė, nė varrezat e kombit, "Monumenti i Pavarėsiė" nė Vlorė, "Pėrkujtimore e 1920-tės", etj. Vepra tė realizuara nė bashkėautorėsi do tė mbeten "faltore" tė kombit shqiptar.

Te Kristaqi, sigurisht edhe bashkėautorėt e tij, kemi tė gjithė nga pak. Kemi se, nė tė gjithė veprėn e tij ai ngjizi nė skulpturė shpirtin e popullit tė tij, e ngriti si piketa tė ndėrgjegjes sė tij kombėtare nė tė gjithė tokėn mėmė, la vepra qė na bėn ta kujtojmė pėrgjithmonė.

Eshtė e ēuditshme! Ngriti me tonelata baltė edhe bėri njeri, modeloi nė gur e dru, gdhėndi frymė dhe shpirt njeriu. Ra nga skelat dhe u ngrit prapė dhe udhėtoi nėpėr atdhe pėr tė lėnė shenjat, preku siluetė tė brishta tė rupit tė mermertė, skaliti simbole tė shpirtit tė trazuar dhe njė ditė Ö.. u kėput! Ra njė kollos qė pėr kėdo ishte e pabesueshme, ra skulptori i madh pa e kuptuar dhe ndjerė askush se mund tė binte.

Kristaq Rama aq sa i madh ishte si skulptor, po i tillė qe si njeri. Fisnik dhe human, burrė kuvendi, i urtė dhe i menēur. Ai kishte kulturė se studjoi dhe e thelloi vetėÖ.. Do ta kujtojmė gjithmonė "bablokun" tonė. Ngjiste shkallėt e tepėrta pėr nė apartamentin modest dhe ndjente lumturinė nė familjen e tij, duke pėrkėdhelur mbesėn qė kur e merrte nė supe dukej si lule mali. Hapte dyert e studios qė kėrcisnin nga lodhja, pasi kapėrcente pellgun me ujė dhe humbiste nė punė. "Zgjohej" kur e thėrriste Muntazi apo i vėrshėllente Thomai pėr kafe. Merrte pensionin e zakonshėm, pas njė pensionimi tė dhunshėm, por kėnaqej qė njerėzit e respektonin atė dhe veprėn e tij, pėruleshin pėrpara skulpturės Rama. Ē'na shėmtove o "bablok"! Por Kristaq Rama, bashkė me Vilsonin, Danishin, Saliun, Shabanin, Guri Madhin, Ksenofonin, Muntazin, ndikuan shumė nė zhvillimin mė tej tė artit tonė kombėtar. Ata ishin njė hallkė e rėndėsishme e pararendėsve tė tyre qė krijuan shkollėn e lartė tė arteve figurative, seleksionuan talente dhe riklasifikuan arritje tė pikturės dhe skulpturės, sollėn njė frymė tė re dhe aq sa u mundėn dhe dinin, ngritėn shkollėn dhe nė pėrgjithėsi artin nė njė stad tė ri zhvillimi megjithė privacionet dhe telashet e kohės.

Kristaq Rama me veprėn e tij krijoi vetė shkollė, njė koleksion veprash qė kanė vlerėn e njė Akademie qė meriton tė quhet "Kristaq Rama" pasi ajo ka vlerat e traditave mė tė shquara si dhe vizionet e reja tė kohės. Siluetet elegante dhe pėrkujdesja e sensit tė bukur tė Kristaqit, kur bashkohej me vrullin e kompozimin dinamik tė Muntazit, plastikėn e modeluar tė Shabanit, vepra e tyre monumentale bėhej e bukur dhe madhėshtore. Kristaq Rama i kishte shokėt tė rrallė. Miqtė e tjerė ishin nga tė gjithė moshat, punėrat, tė artit, tė sportit, tė lagjes, qytetit, tė Durrėsit, Shkodrės, Prishtinės etj., tė Shqipėrisė.

Kristaqin e deshėn se ishte pėr t'u dashur. Lum ai qė la kėtė emėr!

Kujtim Buza



KOPERTINA MONUMENTET PORTRETET NUDOT
APLIKIMET SHKRIME ARTISTS E-MAIL
 



Monumentet

Nudot

Portretet

Te ndryshme





Pėr Artistin e dashur Kristaq Rama
"Skulptor i Popullit"

Kėtė javė na u zhduk nga sytė skulptori i popullit Kristaq Rama. Ai do tė mbetet gjithmonė i gjallė me veprat dhe sjelljen e tij, ndėr sytė e mendjen e shqiptarėve nė tė tėrė truallin e vendit. Skulpturat e skalitura nė mermer e tė derdhura nė bronx qė nga Vlora, mamija e Shqipėrisė, Durrėsi rezistent antimperialist, nga Korca patriotike e deri nė Shkodrėn e Teutes ne do t'i shohim vazhdimisht nė tokėn shqiptare e ndėr muzetė e Tiranės e rretheve tė atdheut, ndėr galerite qėndrore e tė periferive tė vendit, si dhe ndėr fasadat e godinave tė Kryeministrisė e tė bisnesmenėve aktuale. Tėrė krijimtaria e tij plastike do tė mbetet nė brazdat e kujtesės sė trurit: aty do tė mbeten ēka na ka lėnė artisti i ndershėm dhe patriot i kulturės sonė.

Nxėnėsi i Odhise Paskalit e Sadik Kacelit nė shkollėn e mesme artistike nė Tirane, vazhdoi studimet e larta nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Leningrad (sot Petėrsburg) Mė vonė sė bashku me kolegėt e tjerė bėnė pėrpjekje dhe realizuan ēeljen e Institutit tė Lartė tė Arteve nė Shqipėri. Dihet se njė mori e me shumė konstelacionesh artistike dolėn nga ky institut, e ata kanė vėnė gurin e themelit tė ndėrtesės artistike. Ne duhet t'u jemi mirėnjohės.

Artisti Kristaq Rama, ka qėnė pasionant i pashkėputur nga studioja e tij ku dhe mbylli syte. Ai vit per vit, sipas ekspozitave jubilare do tė ishte pjesėmarrės aktiv, si tė gjithė artistet e tjerė tė talentuar tė vendit, pa u atrofizuar prej punes si nėpunes dikasteri, pedagog instituti, si deputet apo drejtues organizativ. Nuk janė tė rralla rastet kur veprat e tij vlerėsoheshin nga piktorėt e artistėt, tanė dhe tė huaj: ato mbeten maksima e skulpturės sonėė: Shote Galica, Monumenti i Flamurit nė Vlorė, tripti dhe emblemat, etj.

Kristaqi nuk kishte xhelozi per kolegėt. Kjo ishte karakteristike e tij themelore, ai i deshte tė gjithė artistėt e vendit, natyrisht mė tė talentuarit. Nuk mė harrohet kur njė mbrėmje tek shėtisnim sė bashku mė tha pėr njė mbledhje nė byronė politike, ku ishte i ftuar si ekspert i artit e ku ishte diskutuar pėr Odhise Paskalin se ai na paskėsh nė bankė gati njė milion lekė tė vjetra. Nė njė kohė kur nė socializėm tė gjithė jetonim me rroga tė vogla, si ishte e mundur tė lindte njė kapitalist i ri?! Kristaqi zemėrgjerė e burrė i menēėm iu pėrgjigj: "Paskali ėshtė tetėdhjetė vjeē, gjysmėn e jetės e ka bėrė nė kapitalizėm para ēlirimit, e gjysmėn nė socializėm e meqėnėse pjesa e parė ėshtė dhe e rinisė sė tij, Odisea do tė trashėgojė mė shumė nga kapitalizmi". Kjo llogjikė bėri qė tė mos konfiskohej kursim i krijuesit rilindas. Ky episod, si dhe tė tjerė lidhen me shumė qėndrime analoge tė artistit, dhe ndėr komisionet e pranimit apo tė mospranimit tė veprave artistke, nė ekspozitat kombetare, si dhe vlerėsimet pozitive nė favor tė studenteve (qė ishin tė "shkarė" nė rryma tė ndryshme) kur tė tjerė servilė dėshironin ta fundosnin talentin e ri. Kėto janė okulare personale tė mijat. Kristaqi ishte njė tip xheneroz dhe prudent. Nuk kishte vit qė Kristaqi mos e vizitonte studjon time nė Vlorė. Njė ditė prej ditėsh mė thotė: "Skėnder, kujdes me djalin se po ma prish me ato konceptet e praktikat e tua krijuese moderniste". Intonimi i zėrit dhe vėshtrimi i tij ishin tėpėr dashamirės e aspak qortues. Unė kuptoja se atij i pėlqente qė djali tė ecte nė rrugėn kontemporane tė artit, por edhe tė mos kishte keqkuptime prej keqinterpretuesve.

Kristaqi i takon, sė bashku me shumė intelektualė e artiste tė shquar tė vendit (ai gdhendi e derdhi figura e ngjarje luftarake), t'i gdhendet njė protret, t'i derdhet njė bust nė bronx duke i shtuar shesheve dhe lulishteve tona figura fisnike me zemėr e mendime tė ndritshme, pasi brezave rinore tė mėpastajshėm duhet t'u tregojmė respektin qė kemi pėr figurat e shquara tė kulturės shqiptare.

Kristaq Rama do tė jetė me ne pėrjetė.

Piktor i Popullit
Skėnder Kamberi


Gazeta Drita, 19 prill 1998 (faqe 1, artikulli ne faqe 2)


KOPERTINA MONUMENTET PORTRETET NUDOT
APLIKIMET SHKRIME ARTISTS E-MAIL
 



Monumentet

Nudot

Portretet

Te ndryshme





Skulptori i madh, qė pėrjetėsoj nė vepra idealet e patriotizmit
Nė shenjė nderimi e respekti tė thellė pėr Artistin e Popullit Kristaq Rama

Mė 11 prill, nga nje atak nė zemėr, ra nga dora e artistit dalta e tij ēudibėrėse.

Artisti i Popullit, Kristaq Rama i lindur 66 vjet me parė, grumbulloi si bleta nektarin, virtytet mė tė mira patriotike tė shqiptarizmės, veēanėrisht ato qė shpėrthyen nė vitet e LANC dhe, falė talentit dhe shkollės qė ndoqi, hodhi nė art, gdhendi nė gur e allēi, vepra tė shumta mbresėlėnėse, buste e lapidare, monumente e reliefe.

Dalta e mjeshtrit tė madh i ka dhuruar artit shqiptar vepra tė mėdha e tė shumta, personale ose bashkėkrijime, qė ndodhen sot tė shpėrndara nė tė gjithė vendin, tė vendosura nė natyrė e nė galeri arti, nė muzeume e nė ekspozita, nėpėr institucione kulturore-artistike e nėpėr familje. Ato kudo qė ndodhen, janė dėshmitare tė historisė sė shqiptarėve pėr liri e pavarėsi, vepra qė rrezatojnė mesazhe pėrherė aktuale.

Edhe pse gjatė viteve tė LANC Kristaq Rama ishte ende femijė, ato zhvillime tė vrullshme masive, si gėzim i madh popullor pėr lirinė e fituar me gjak e sakrifica, krijuan tek ai mbresa tė thella, qė mbaheshin tė freskėta sikur tė kishin ndodhur nė ditėt qė jetojmė. Kėto mbresa nė vitet e mėvoneshme tė formimit tė tij artistik, u kthyen nė vepra qė mbajnė gjallė historinė.

Daltės sė Kristaqit, fantazisė sė tij, shpirtit tė tij krijues, kur ka punuar vetėm por dhe me shoke (tė cilet ruajnė pėr tė ndjenjat dhe kujtimet mė tė bukura), i pėrkasin busti i Heroinės sė Popullit Qerime Shote Galica (1968), Monumenti i Kostandin Kristoforidhit (1966), Monumenti i Pavarėsisė (1972), Pėrmendorja e Luftės sė Vlorės 1920 (1970) etj.

Tė shumta janė veprat qė skulptori dhe Njeriu i madh Kristaq Rama u ka kushtuar partizanėve dhe dėshmorėve. Ato fillojnė me bustin e Heroit tė Popullit Mujo Ulqinaku tė rėnė mė 7 prill 1939, te vendosur ne Durres ne vendlindjen e artistit, per te vazhduar me bustin e Mėsuesit tė Poullit, ish partizanit Ndrec Ndue Gjoka, me portretet pėrgjithėsuese "Atentatori" dhe "Partizania", me lapidarin e Brigadės sė I-rė sulmuese e lapidarin e artilerisė, me .... pėr tė arritur njė pikė kulmore me veprėn monumentale "Nėna Shqipėri" (1971) tė vendosur nė ballė tė Varrezave tė Dėshmorėve tė Kombit nė kryeqytet.

Pėr kėto krijime e tė tjera vlera tė mėdha ideo-artistike, Kristaq Rama do tė mbetet pėrherė nė sytė e veteranėve e tė brezave mė tė rinj si shembull i njė artisti tė madh patriotik, qė jetoi me idealet e LANC e qė i pėrjetėsoi ato nė vepra tė mėdha

Kozma Skarēo

P.S. Me kėtė rast, si dhe mė parė, gazeta "Kushtrim brezash" po boton disa nga krijimet artistike tė Artistit te Popullit, Kristaq Rama

Gazeta "Kushtrim Brezash" Prill 1998 (faqe 1 dhe 3)

Foto - Monumenti i Shote Galicės (faqe 1, majtas)
Foto duke punuar A. Mojsiun (faqe 1, lart djathtas)
Monumenti i Pavarėsisė (faqe 3, majtas)
Atentatori (faqe 3, lart ne qender)
Partizania (faqe 3, majtas lart)



KOPERTINA MONUMENTET PORTRETET NUDOT
APLIKIMET SHKRIME ARTISTS E-MAIL
 



Monumentet

Nudot

Portretet

Te ndryshme





Kristaq Rama ndėrroi jetė

Kristaq Rama ndėrroi jetė. Ka vdekur, tė shtunėn rreth mesditės, njė prej emrave mė tė shquar tė arteve vizive shqiptare. Vetėm 66 vjeē, prej njė infarkti nė zemėr, Skulptori i Popullit, iku nga kjo botė, ndėrsa punonte nė studjon e tij. Gati gjysėm shekulli jetė artistike ėshtė prerė nė mes parakohe, ndėrsa kishte ende pėr tė dhėnė.

Autor i shumė veprave monumentale, njė prej skulptorėve mė nė zė shqiptarė, gjithsesi ka mundur tė lėrė pas njė koleksion tė tėrė. Janė tė Kristaq Ramės shumė prej skulptuave dhe monumenteve mė tė rėndėsishėm tė instaluar nė tė instaluar nėpėr gjithė Shqipėrinė. Mbajnė firmėn e Skulptorit Rama (si autor dhe bashkėautor): Monumenti "Nėnė Shqipėri", reliefi ne balloren e Kryeministrisė, Monumenti i Pavarėsisė nė Vlorė, Shote Galica nė Kukės, Mujo Ulqinaku nė Durrės, dhe njė seri veprash tė tjera.

Kristaq Rama u lind nė Durrės nė vitin 1932. Mbaroi Liceun Artistik "Jordan Misja" nė degėn e arteve figurative nė vitin 1951 dhe tre vjet mė vonė niset pėr studimet e larta nė Leningrad. Vitet 1954-1960 janė vitet e tij studentore nė Akademinė e Arteve tė Bukura tė qytetit rus.

Pas diplomimit kthehet nė Shqipėri ku punon fillimisht si inspektor i arteve figurative nė Ministrinė e Kulturės dhe nė tė njėjtėn kohė jepte mėsim si pedagog i jashtėn nė Institutin e Lartė tė Arteve. Vite mė pas Kristaq Rama qe pėr njė kohė tė gjatė njeriuqė pėrgatiti breza tė tėrė skulprotėsh nė Akademinė e Arteve tė Bukura. Pasi ėshtė shkėputur nga puna me studentėt, Rama nuk shkėputet nga puna e tij krijuese. Momentet e fundit tė jetės sė tij e gjejnė nė studio e vet pėrballė njė reliefi.

Skulptori i Popullit, i renditur mes kokave tė skulpturės shqiptare (nip i Piktorit tė Popullit, Zef Kolombi), ndėrsa nuk ėshtė mė ka lėnė pas veprėn e tij. Jo vetėm mes kolegėsh, apo profesionistėsh tė arteve vizive (njė pjesė ė mirė e veprave tė tij i takojnė fondit tė Galerisė sė Arteve Figurative nė Tiranė), por edhe mes njerėzve tė thjeshtė, emri i Kristaq Ramės do tė mbetet si autori i sa e sa monumenteve shqiptare.

Arta Marku


Gazeta "Koha Jonė"


KOPERTINA MONUMENTET PORTRETET NUDOT
APLIKIMET SHKRIME ARTISTS E-MAIL